Telegrafi

Shqipëri, 100 milionë euro nga eksporti i energjisë

Sipas zëvendësministrit të Energjetikës edhe shitjet e brendshme arritën diku te 20 milionë euro për tremujorin e parë të këtij viti. Nga ana tjetër, 18 milionë euro u planifikuan për riparimin e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit të cilët janë burimi kryesor i energjisë në vend. Falë reshjeve dhe situatës hidrike në vend, gjatë këtyre muajve është prodhuar me kapacitete maksimale dhe në nivele rekord nga ana e KESH.