Telegrafi

Shqipëri: 1.5 milion turistë që nga janari

Sipas të dhënave statistikore të MTRKS-së, numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për këtë periudhë është rreth 1.580.495 persona. Në këtë fluks vizitorësh përfshihen 991.306 vizitorë të huaj ditorë, 972.234 vizitorë të huaj me net-qëndrime dhe 589.189 shqiptarët rezidentë në vende të ndryshme të botës.

Pozitiv mbetet fakti se turizmi në Shqipëri nuk është i preferueshëm vetëm në periudhën e nxehtë të verës, por përgjatë gjithë vitit. Këtë vit është vënë re një rritje e dukshme prej 31% në muajin janar, 30% në muajin mars dhe 28% në muajin qershor, krahasuar me 2008-tën.

Sipas të dhënave, në këtë fluks të huajsh që kanë preferuar të vizitojnë Shqipërinë, 89% e tyre kanë ardhur për pushime, 3 % për biznes ndërsa vetëm 2 % e vizitorëve kanë qenë të rastësishëm.

Mes turistëve të huaj mbizotërojnë evropianët që kanë preferuar të vizitojnë dhe të shohin nga afër vendin tonë, duke përbërë 92 % të totalit. Pas tyre renditen amerikanët me 5%, aziatikët 2% dhe 1 % të tjerë. /gazeta-start/