Telegrafi

Shqipëri, 1 376 763 vaksinime anti-COVID deri tani

Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,376,763 vaksinime në gjithë Shqipërinë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së dielës shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.

Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 3414 vaksinime.

1,845,660 është numri i vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.