Telegrafi

Shqipe Pantinën e lëshon karrigia, Grainca ironizon: Fajet i ka qeveria (Video)

Por gjatë kohës sa po fliste atë e lëshoi karrigia në të cilën ishte e ulur e ku po qëndronte pranë deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Graincës.

Karrigia në të cilën po qëndronte ulur Pantina, kishte një problem të vogël teknik dhe derisa ajo po fliste për diçka të rëndësishme shkon duke rënë teposhtë e duke ikur nga kuadri i kamerës. Mirëpo një gjë e tillë s’i bënte përshtypje aspak deputetes e ajo vazhdoi të flasë.

Po të mos ishte Kushtrim Sadiku me intervenimin e tij si profesionist, Pantina do të vazhdonte të fliste në këmbë.

Kurse, komenti i Blerim Graincës ishte mjaft interesant kur i drejtohet me shaka koleges së tij deputete duke i thënë: A edhe këtë e bëri qeveria?