Telegrafi

SHQIP: Prishtina përsërit historinë e autostradës shqiptare

Një prej kushteve kryesore në tender, ka qenë nisja e punimeve vetëm një muaj pas përfundimit të tenderit, gjë që “Bechtel” mund ta plotësonte më lehtë se sa konkurrentët për shkak se kapacitetet i ka pasur të instaluara deri tani në Shqipëri. Autostrada Morinë-Prishtinë-Merdar ka një gjatësi prej 117 kilometrash. Sipas të dhënave të ministrisë, traseja e autostradës parashihet të kalojë në tetë komuna dhe me asfalt do të mbulohen 1.062 hektarë tokë. Në fazën finale të tenderit, sipas qeverisë së Kosovës kanë hedhur ofertë vetëm dy kompani./gazeta shqip/