Kompania Quantix ka lansuar më 28 prill softuerin që bazohet në Inteligjencë Artificiale, përmes së cilit gjuha shqipe do të transkriptohet në mënyrë automatike nga përmbajtjet audio-vizuale në forma të tekstit të shkruar.
Që nga ajo kohë platforma është avancuar edhe me opsione të reja duke u shërbyer sa më mirë përdoruesve të saj.
Kësaj radhe kompania ka sjellë tetë mundësi të reja, duke ju dhënë hapësirë për t’i zgjedhur opsionet në bazë të dëshirës tuaj.
Ndër këto risi janë: Transkriptimi me shpejtësi më të madhe, dedektimi dhe dallimi i folësve të ndryshëm, eksportimi i skedarëve të titrimit në formate srt dhe vtt të cilat mund të përdoren në mënyrë shumë të përshtatshme në projekte të ndryshme audiovizive, transkriptim me mundësi të reja.
Përveç ngarkimit të videove dhe audiove, apo vendosjes së linqeve për konvertim më të lehtë dhe shpejt, tani përdoruesit e Shqip.ai mund të transkriptojnë audio përmes zërit të incizuar direkt nga mikrofoni.
Poashtu ndër veçoritë e reja janë edhe opsioni për listat e transkriptimeve të mëhershme, përcjellja e fjalës si dhe mundësia për ruajtjen e materialit në draft.
Gjuha shqipe ka qenë ndër të paktat që deri më tani nuk ka mundur të shndërrohet nga gjuha e folur në të shkruar përmes ndihmës së Inteligjencës Artificiale.
Për të mësuar më shumë rreth softuerit Shqip.ai dhe për të mbetur të përditësuar me ndryshimet e reja, përdoruesit dhe të interesuarit mund të vizitojnë faqen e internetit www.shqip.ai dhe të ndjekin rrjetet sociale të kompanisë./Telegrafi/