Telegrafi

Shqeu bluzën në stilin e mundësve kur nisi sulmin, kundërshtari e rrahu keq në mes të kazinosë (Video)

Në një kazino të Shteteve të Bashkuara, të pranishmit e panë një skenë të pazakontë, mes dy personave që kishin mosmarrëveshje.

Për ta sfiduar kundërshtarin, një burrë që besohet të jetë nga Kina, e shqeu bluzën dhe e sulmoi kundërshtarin në stilin e mundësve të ringut, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kundërshtari ishte më i fuqishëm dhe e rrahu keq duke ia humbur kontrollin, ndërsa është kthyer sërish për ta goditur me shqelma kokës.

Veprimi tij prej mundësi, është vlerësuar si shumë qesharak, meqenëse aftësitë për mundje i kishte shumë të dobëta. /Telegrafi/