Një veturë është filmuar teksa ka lëvizur në anën e kundërt të korsesë në autostradën Prishtinë-Ferizaj.
Vetura ka lëvizur me një shpejtësi të madhe, duke rrezikuar kështu automjetet e tjera.
Gazetari Menduh Abazi e ka publikuar në Facebook videon ku shihet duke vozitur në anën e kundërt të rrugës.
Ky nuk është rasti i parë kur persona të papërgjegjshëm bëjnë veprime të tilla që rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.