Telegrafi

Shqetësuese përhapja me shpejtësi e coronavirusit në Irani, vend i cili raportoi vdekjen e gjashtë nga ky virus

 Zyrtarët iranianë kanë raportuar një vdekje të gjashtë nga coronavirusi i ri. 

Guvernatori i provincës Markazi i tha agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA se testet e një pacienti i cili vdiq kohët e fundit në qytetin qendror të Arakut ishin pozitive me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Ali Aghazadeh tha se personi po vuante gjithashtu nga një problem në zemër.

Kujtojmë që përhapja e coronavirusit të ri është intensifikuar në të gjithë botën, me rastet e Koresë së Jugut që janë dyfishuar rastet brenda pak orësh, për të arritur në 433 të infektuar – numri më i lartë të infektuarve jashtë Kinës.

Të shtunën Italia konfirmoi dy vdekjet e saj të para nga virusi pasi autoritetet dhe më pas autoritetet italiane vendosën mbylljen e shkollave, bareve dhe hapësirave të tjera publike në 10 qytete veriore. /Telegrafi/