Telegrafi

Shqetëson me fotografinë ku shfaqet duke konsumuar narkotik, del se ishte vetëm lojë (Foto)

Kayla Marlow nga Oregon i Shteteve të Bashkuara, e ka dërguar në një grup të miqve një fotografi, ku shfaqet kinse ishte duke konsumuar narkotik, derisa po ushqente fëmijën me gji.

Mirëpo, imazhi është shpërndarë në rrjetin social, duke ngjallur shumë shqetësime meqë në këtë shtet është i lejuar konsumi i këtyre substancave, transmeton Telegrafi.

Marlow kinse ishte duke konsumuar narkotik

“Do të shqetësohesha edhe unë, sikur të shihja një nënë që tymosë mbi kokën e fëmijës. Ishte thjeshtë një lojë, që dikush nga shokët e mi e teproi duke e shfaqur në publik” ka shkruar Marlow lidhur me rastin.

Por, ajo ka lejuar që fotografia të përdoret nga organizata të ndryshme, që merren me mbrojtjen e grave dhe të fëmijëve. /Telegrafi/