Britney Spears ka konfirmuar se është mirë pasi fansat u shqetësuan për të meqë kishte fshirë Instagramin javën e kaluar.
Më 24 janar, këngëtarja 41-vjeçare, u trondit kur pa policinë në shtëpinë e saj, të cilët u telefonuan nga fansat pas disa postimeve që kishte bërë në rrjete sociale.
Kjo vjen pasi krijuesja e hitit “Toxic” ndryshoi emrin në Instagram duke u kthyer në ‘River Red’.
Tani, ylli ka folur sërish në një seri të gjatë postimesh të shoqëruara nga një video përmbledhëse.
“Po, jam unë… jam gjallë dhe mirë”, ka shkruar ikona e muzikës pop.
“E mbylla Instagramin tim sepse kishte shumë njerëz që thoshin se dukesha si një idiote duke kërcyer dhe se dukesha e çmendur. Sinqerisht, po bëja më të mirën, por më shqetësoi të shihja njerëzit që flasin lirshëm për këtë, më kanë lënduar”, tha më tej ajo.
Artistja theksoi se është e ndjeshme dhe se për këtë më mirë do ishte të bënte një pushim nga rrjetet sociale.
Ajo e përfundoi postimin me disa fjalë: “Jam gjallë, mirë, e shëndetshme dhe gati për të filluar një ditë të re – një mëngjes të ri! Për fansat e mi të vërtetë, Zoti ju bekoftë”.
Britney viteve të fundit shpesh ka bërë postime të çrregullta në rrjete sociale dhe është komentuar vazhdimisht nga fansat. /Telegrafi/