April Hawes nga Norfolk i Anglisë, e ka hedhur një mace rreth tetë metra larg, vetëm pse i shkonte në kopshtin e saj.
Meqenëse ishte nervozuar shumë, 38-vjeçarja e kapi Shadow që i ka tetë muaj dhe e ktheu në familjen ku jeton, në mënyrën më të dhunshëm të mundshme, transmeton Telegrafi.
“Do ta përplas fort” ka thënë Hawes, derisa i afrohej shtëpisë, ku banon macja, e cila nuk i ka shkaktuar asnjë dëm në kopsht, vetëm se i pëlqente të qëndronte aty.
Goditja që pësoi, nuk i ka shkaktuar maces ndonjë lëndim, derisa kryerësja e këtij veprimi, ka pranuar që gjithçka e bëri me vetëdije të plotë.
Lidhur me këtë veprim, ajo ka rrëfyer para gjykatës, ndërsa së shpejti pritet të merret ndonjë vendim, për veprën e kryer. /Telegrafi/
https://youtu.be/bEQ7zqSHPcE