Almeda Abazi është një prej modeleve më të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale.
Shto edhe faktin e së qeni bashkëshortja e aktorit turk, Tolgahan Saysiman, ajo ka bërë që të ndiqet hap pas hapi prej fansave.
Por, këta të fundit ndihen të shqetësuar rreth fatit të bukuroshes shqiptare pasi që Abazi së fundi e ka mbyllur llogarinë personale të Instagramit.
E zgjidhja e vetme për tu informuar rreth shëndetit dhe jetës së Almedës ka mbetur motra e bukuroshes, Ilda, e cila ka hasur së fundi në një numër të madh të pyetjeve rreth së modeles.
“Çfarë ndodhi me llogarinë? Pse nuk e ka hapur ende Almeda? Ilda ku është Almeda”, janë disa prej pyetjeve që po ju bëhen Ildës, e cila nuk ka preferuar t’iu përgjigjet fansave të gruas së “Çënarit”.
Ndryshe, Ilda po vazhdon të shijon jetën në krah të basketbollistit prishtinas të skuadrës së Besiktasit. Kenan Spahiu.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë ka ndodhur me 25-vjeçaren, e cila jeton dhe vepron në shtetin turk. /Telegrafi/