Site icon Telegrafi

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve – Mbappe stërvitet ndaras

Kylian Mbappe nuk stërviti me shokët e tij të Real Madridit në seancën e tyre të parë përpara ndeshjes së tyre kundër Atletico Madridit, raporton The Athletic.

Megjithatë, ende nuk ka të dhëna se sulmuesi francez është lënduar.

Mediumi shton se Mbappe është stërvitur në palestër dhe pritet t’i bashkohet ekipit për seancën e dytë.

Mbappe është golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon me 29 gola deri më tani pas 42 ndeshjeve.

Sulmuesi francez dështoi të shënonte në ndeshjen e parë dhe do të përpiqej të shënonte emrin e tij në listën e golave.

Mbappe kishte paraqitje të dobët në ndeshjen e parë, duke mos arritur të shënojë apo asistojë.

Ai po ashtu kishte edhe 14 humbje të topit dhe nuk ishte i rrezikshëm për defanzivën e Atleticos. /Telegrafi/

 

Exit mobile version