Arsenali tani ka frikë nga më e keqja për lëndimin në gju të Jurrien Timber pasi ai u zëvendësua kundër Nottingham Forest, sipas Daily Mail.
Topçinjtë tani besojnë se holandezi ka pësuar një lëndim të rëndë pas kryerjes së testeve fillestare ndaj tij.
Ekipi mjekësor i Arsenalit ka frikë se ai pësoi një lëndim të konsiderueshëm të ligamentit të gjurit që mund ta mbajë jashtë fushës për muaj të tërë, dhe jo për një kohë të shkurtër.
Ata ende nuk e kanë zbuluar shkallën totale të lëndimit të tij, por tani ekziston një ndjenjë se ai do të ishte jashtë për një kohë të gjatë.
Nëse ai është me të vërtetë jashtë për muaj të tërë, atëherë mbrojtësi mund të humbasë shumë ndeshje kyçe – duke përfshirë ndeshjet kundër Manchester United dhe Tottenham Hotspur.
Arsenali nuk ka bërë ende ndonjë njoftim për situatën e Timber dhe do të shpresojë që ai të mund të rikuperohet shpejt nga lëndimi i tij. /Telegrafi/