Site icon Telegrafi

Shqetësime se mund të ndodhë më e keqja: Një varkë midis Greqisë dhe Maltës ‘po e merr uji’, rreth 400 njerëzit në të ‘në ankth’

Një varkë që mbante rreth 400 njerëz “në ankth” është parë në lëvizje midis Greqisë dhe Maltës dhe ekziston frika se atë po e merr uji, kanë thënë shërbimet mbështetëse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë OJQ-ja gjermane Sea-Watch International që bëri një postim në Twitter duke thënë se ata që ishin në bord ishin në “rrezik të menjëhershëm vdekjeje” dhe i bëri thirrje BE-së të veprojë.

“Alarm Phone” gjithashtu postoi shqetësimet, duke thënë se kishte marrë një telefonatë nga anija, e cila u nis nga Tobruku në Libi.

Njerëzit në bord janë në panik dhe disa kanë nevojë për kujdes mjekësor, ka shtuar “Alarm Phone”, duke përfshirë një fëmijë, një grua shtatzënë dhe dikë me aftësi të kufizuara fizike.

Ndërkohë thuhet se anijes i ka mbaruar karburanti dhe kuverta e poshtme e saj është plot me ujë.

Madje, kapiteni është larguar dhe nuk ka “askush që mund të drejtojë varkën”, tha Alarm Phone.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të anijeve me emigrantë që kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version