Telegrafi

Shqetësime për sulmet në bashkëpunimin tregtar Beograd – Prishtinë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq është takuar me ambasadorin e Austrisë në Beograd Johannes Aigner me të cilin ka folur për rrjedhën e dialogut Beograd – Prishtinë si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

Marko Gjuriq e ka njohur ambasadorin Aigner me pozitën e serbëve në Kosovë duke theksuar se janë shqetësues sulmet e shpeshtuar kudër serbëve, pasurisë së tyre e tash së voni edhe për sulmet në bashkëpunim tregtar Beograd – Prishtinë, njofton RTS, transmeton Koha.net.

Gjuriq ka thënë se Prishtina do të duhej që shumë shpejt të zhbllokojë procesin e formimit të Asociacionit të komunave serbe, për Serbinë, segmenti më i rëndësishëm i Marrëveshjes së Brukselit. /Telegrafi/