Site icon Telegrafi

Shqetësime para ndeshjes Napoli-Real Madrid në Ligën e Kampionëve: Tërmet në afërsi të stadiumit “Diego Armando Maradona”

Një tërmet është regjistruar sot (e hënë) në orët e mbrëmjes në qytetin e Napolit, aty ku nesër do të zhvillohet ndeshja mes Napolit dhe Real Madridit e vlefshme për grupin C.

Informacionin për tërmetin e dha mediumi spanjoll Cadena Cope, të cilët raportuan se tërmeti zgjati vetëm 4 sekonda dhe u dëgjua shumë afër stadiumit “Diego Armando Maradona”.

Ditëve të fundit në Itali ishte raportuar rreth rrezikut të mundshëm të shpërthimit të disa vullkaneve.

Lexo po ashtu Ylli i Salzburgut ëndërron kalimin tek Real Madrid përkundër interesimit të Barcelonës

Napoli ndan pozitën e parë në grupin C së bashku me Real Madridin pasi që të dy ekipet kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë.

Të besuarit e Rudi Garcias mposhtën Bragan në udhëtim 2-1, ndërsa Los Blancos triumfuan ndaj Union Berlinit me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje do të jetë e rëndësisë së veçantë për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili ka qenë më herët në krye të klubit italian më saktësisht në vitin 2018./Telegrafi/

Exit mobile version