Institucionet që luftojnë krimin dhe korrupsionin duhet të fitojnë mandat që të vazhdojnë ta bëjnë këtë, tha sot zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në lidhje me bisedimet me opozitën mbi statusin e Prokurorisë Speciale Publike.
“Në ditët e para, PPS ndoshta ishte vetëm një simbol, tani ajo duhet të vazhdojë të jetë një simbol dhe një pjesë e rëndësishme e shtetit ligjor që do të provojë të jetë funksional. Kjo është arsyeja pse ne po udhëheqim negociatat, jo për të arritur interesat partiake, por për t’iu përgjigjur pritjeve të publikut tonë, se drejtësi duhet të ketë dhe institucionet që kanë luftuar krimin dhe korrupsionin duhet t’u jepet mandati që të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Sheqerinska.
Sipas saj, opozita në periudhën e kaluar negocioi me qëllim që PSP të mos jetë në gjendje të punojë.
“Ne nuk do të pajtohemi me kompromise të tilla. Ne jemi të përgatitur për kompromise që do të thotë një ligj më i mirë, ndjekje më të fortë dhe më shumë kontroll mbi ekzekutivin. Por ne nuk jemi të gatshëm për kompromise, që do të thotë të vendosim nën tapetë abuzimet të vjetra apo ndonjë dobësim të institucionit që do të hetojë të kaluarën dhe punën aktuale të qeverisë” tha Sheqerinska./Telegrafi/