Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar dje (e premte) projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Redrum”.
Pas një pritje të gjatë rreth 14 muajshe, artistja kosovare u rikthye më në formë se kurrë, duke sjell një baladë mjaft të bukur në stilin R&B.
Vëmendje të madhe mori edhe dukja e Istrefit në klip, për të cilën edhe pse ishte punuar shumë, duket se nuk po del të jetë aq e pëlqyer dhe në nivelin e duhur.
Fustani i kuq me të cilën Era paraqitet në fillim të klipit, po del të jetë rezultat i një qepje të dobët, për shkak se në pelerinën e tij vërehet një detaj, që shfaq një pjesë të grisur, e cila nuk përkon me veshjen, dhe i jep asaj një pamje të ‘tmerrshme’.
Ndërkohë është përfolur se ka qenë Valdrin Sahiti ai i cili ka stiluar njërin nga fustanet e Erës në klipin “Redrum”, por që produksioni nuk i ka dhënë aspak hapësirë asaj pjese, duke mos e shfaqur aq sa duhet në klip.
Pavarësisht të gjithë komponentëve të tjerë të klipit, të cilët kanë qenë në rregull, duket se ‘stylingu’ është pjesa ku produksioni bashkë me këngëtaren kanë çaluar, duke mos i kushtuar vëmendjen dhe kujdesin e duhur!
Sido që të jetë, kënga ka bërë ‘boom’ duke u pëlqyer jashtë mase nga publiku, dhe në vetëm 24 orë ka marrë mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/