Telegrafi

Shqelmon qenin pa kurrfarë arsye, rusi i dehur rrëshqet në borë dhe përplaset me fytyrë në veturën e parkuar (Video)

Kamerat e sigurisë në një qytet në Rusisë kanë filmuar momentin kur një burrë i dehur pa kurrfarë arsye e shqelmon një qenush që sillej nëpër rrugë, megjithatë ky veprim i pamatur i kushtoi burrit i cili rrëshqiti në borë dhe me fytyrë u përplas në një veturë të parkuar që ishte afër tij.

Ngjarja ka ndodhur në Revda të Rusisë, ku një burrë mezi arrinte te ecte nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe në një moment një qen kalon pranë tij të cilin e shqelmon pa kurrfarë arsye.

Megjithatë në momentin që qeni largohet ky burrë rrëshqet në borë dhe përplaset me fytyrë në veturë. Nga goditja e fuqishme, aktivizohet alarmi i veturës, kurse burri vazhdon rrugën.

Por, kjo ngjarje sigurisht se duhet t’i shërbej si leksion për herët tjera që nuk duhet bërë diçka keq, pasi mund ta pësojë edhe vetë ai. /Telegrafi/