Site icon Telegrafi

Shqelmoi tifozin në fytyrë, Marseille e suspendon Evran – Pritet përjashtimi nga klubi

Momenti kur Evra goditi tifozin kundërshtar!!

Olympique Marseille e ka larguar përfundimisht Patrice Evra nga klubi pas goditjes së tifozit me shqelm.

Klubi ka njoftuar përmes një deklarate për media se ka analizuar incidentin në ndeshjen me Guimaraesin të zhvilluar në Portugali, kur Evra goditi një tifoz në fytyr me shqelm.

Presidentit Jacques-Henri Eyraud, e ka larguar përfundimisht lojtarin nga klubi.

“Jacques-Henri Eyraud, presidenti i Olympique de Marseille u takua sot me Patrice Evra dhe e informoi atë për suspendimin e menjëhershëm. Në ditët në vijim do ta marr përfundimisht vendimin”, thuhet në deklaratën e klubit.

Evra u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua nga fusha pas gjestit të bërë

L’Equipe shkuan se lojtari mund edhe të përjashtohet, duke e parë reagimin e tifozëve.

Evra kishte lënë Juventusin në janar për të kaluar te Marseille me thirrje të trajnerin Rudi Garcia.

Lexo po ashtu Marseille reagon ashpër pas goditjes që Evra i dha tifozit: Klubi dënon fyerjet e tifozëve ndaj lojtarëve (Foto/Video)

Marseille kishte pësuar humbje me Guimaraesin me rezultat 1-0.

Evra ka vuajtur me lëndime këtë sezon dhe nuk ka zhvilluar edhe aq shumë ndeshje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=G6Ee-jeKJC8

Exit mobile version