Një video amatore shfaq momentin kur një burrë shqelmon qenin e tij dhe e hedh në gjirin e Miamit – duke sulmuar më pas gruan që u hodh në ujë në tentim për ta shpëtuar kafshën.
Kodi Vildrine, 43-vjeç, shqelmoi qenin e tij të cilin e hodhi në ujë në pjesën perëndimore të Brickell Key, transmeton Telegrafi.
Por ishte një kalimtare rasti e identifikuar nga mediat amerikane si JaDee Guidice e cila i doli në ndihmë qenit, veprim ky që nervozoi Vidrinen – që gjithashtu u hodh në ujë dhe u konfrontua me gruan.
Ai madje sapo doli nga uji e përplasi për tokë gruan, që tentoi t’ia shpëtojë qenin që e shqelmoi dhe e hodhi në ujë.
Megjithatë Vidrine ka mohuar akuzat për sulm ndaj gruas dhe qenit, ku këtë të fundit e cilësoi si “mikun më të mirë në botë”.
E policia në Miami ka njoftuar se ka filluar hetimet pas publikimit të videos amatore. /Telegrafi/