Site icon Telegrafi

Shpronësimi bllokon punimet në Fabrikën e Ujit

Një shumë prej 1 milion e gjysmë eurosh që ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka neglizhuar të paguajë për shpronësimin e 252 parcelave po ia pamundëson menaxhmentit aktual të kryejë punimet për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj. Menaxhmenti i kaluar nuk kishte respektuar afatet ligjore për bartjen e mjeteve në një xhirollogari të mirëbesimit në BQK ashtu siç e kërkon Ligji për Shpronësime.

Dhe tani kur kanë kaluar më shumë se 3 vjet procesi i shpronësimit ende nuk është përmbyllur, pasi deri më tash vetëm 48 parcelave u janë kryer pagesat në shumën prej 366,044 eurosh.

Bordi i kaluar dhe ish-kryeshefi, Gjelosh Vataj, nuk kishin respektuar afatet ligjore për t’i bartur mjetet në një xhirollogari mirëbesimi në BQK e prej ku pastaj do t’u barteshin mjetet të gjithë personave, të cilët do të refuzonin pranimin e këtij kompensimi.

Ligji i Kompensimit, Neni 16, saktëson se nëse një person refuzon pranimin e këtij kompensimi, mjetet do të depozitohen në një xhirollogari mirëbesimi në BQK në emër të personit në fjalë. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version