Edhe nga Qendra për liri Civil, presin zgjedhje korrekte dhe demokratike. Xhabir Deralla nga kjo lëvizje thotë se lista e votimeve është përmirësuar, megjithatë sipas tij priten të manifestohen sfida serioze. Deralla druan se disa struktura politike do të mundohen që në çdo mënyrë të pengojnë zgjedhjet e drejta dhe votimin e lirë te qytetarët.
Qendra për liri Civil ka informacione se ka pasur veprime të korruptuara nga ana e disa aktivistëve partiak, të cilët nuk dihet se a kanë qenë të organizuar apo kanë vepruar në mënyrë vullnetare. Megjithatë Deralla shton se institucionet e Republikës së Maqedonisë janë të reformuara mjaftueshëm dhe se do t’ia dalin në krye me çfarëdo lloj turbulence.
“Disa struktura politike janë me të vërtetë në garë me kohën dhe garë me votuesit dhe do të mundohen në çdo lloj mënyre ta pengojnë të votuarit e lirë të qytetarëve dhe të fusin turbullira në listën e votimeve”, tha Xhabir Deralla na Civil./Telegrafi/