Telegrafi

“Shpresoj që kurrë të mos zgjohem nga kjo ëndërr”, Castrovilli flet për debutimin me Italinë dhe objektivat në karrierë

Mesfushori i Fiorentinës, Gaetano Castrovilli shpreson të përdorë sezonin e ardhshëm për të çimentuar një vend në skuadrën e Roberto Mancinit në Kombëtaren e Italisë për Euro 2021.

Castrovilli i ka shkëlqyer këtë sezon në Artemio Franchi, duke e lidhur atë me një transferim në klubet më të mira në Itali.

Por, mesfushori energjik ka thënë se ai është i përqendruar në përmirësimin e tij dhe çimentimin e një vendi në ekipin e Azzurrëve.

Lexo po ashtu Juventusi dhe Interi vazhdojnë 'luftën' për Castrovillin

Me Kampionatin Evropian të shtyrë deri në verën e vitit 2021, 23-vjeçari i Violës ka shtuar se do të jetë në një pozitë më të mirë pas një viti tjetër duke bërë përvojë në Serie A.

Castrovilli me fanellën e Fiorentinës  (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Ne duhet të ndjekim rregullat dhe të kalojmë sa më shpejt këtë periudhë”, ka thënë fillimisht Castrovilli për Sky Sport Italia, duke u përgjigjur rreth Covid-19.

“Ende më duhet të arrij gjithçka, të jem i thirrur për kombëtaren është një gjë e bukur. Shpresoj që kurrë të mos zgjohem nga kjo ëndërr”.

“Mancini më ka mësuar që ëndrrat mund të realizohen. Ish-trajneri i Fiorentinës Vincenzo Montella dhe trajneri aktual Beppe Iachini më kanë dhënë shumë”.

 Castrovilli në debutim me Italinë ndaj B&H (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Castrovilli bëri debutimin e tij për Italinë kundër Bosnje-Hercegovinës më 15 nëntor të vitit të kaluar, kur ai u fut për të luajtur katër minuta në fund të një fitore 3-0 në Bilino Polje.

Ai u la në stol në fitoren 9-1 kundër Armenisë tre ditë më vonë, por debutimi i tij me kombëtaren ka bërë që ai të besojë në një të ardhme me Azzurrët dhe është zotuar të punojë shumë për një vend.

Gaetano Castrovilli (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Do të kem edhe një vit përvojë. Shpresoj të përmirësohem dhe të punoj në dobësitë e mia”.

“Më mungon fusha, shokët e skuadrës dhe tifozët. Shpresojmë të përmirësohem dita ditës, gjithashtu edhe me trajnime nga shtëpia”, përfundoi italiani. /Telegrafi/