Site icon Telegrafi

Shpresë se Këshilli i Ministrave të BE-së mund të ndryshojë kërkesën e Francës për vizat

Propozimi i Francës që Kosovës t’i lejohet lëvizja e lirë në BE atëherë kur në fuqi të jetë sistemi ETIAS i cili ka për qëllim forcimin e kufijve duket të jetë propozim krejt politik i shtetit të udhëhequr nga Emmanuel Macron.

Mirëpo, ky qëndrim me shumë gjasë mund të ndryshoj në rast të vullnetit të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Të paktën kështu ka thënë një ish-ministre që dikur ka udhëhequr më ministrin e Integrimit Evropian.

“Vendimi i Francës është ekskluzivisht politik, krejt çka duhet të bëjë Qeveria e Kosovës është që të punojë e loboj tek shtetet që kanë përkrahur Francën në këtë ide që po e përsëris është krejtësisht politike”, ka thënë Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimit Evropian.

E si Ahmetaj po mendon edhe dikush tjetër veçse, sipas Arbnor Sadikut, Franca ka një arsye pse ka propozuar idenë e sistemit të ETIA-së.

“Arsyeja pse Franca e ka propozuar këtë sistem është problemin qe e ka me emigrimin legal e këtë dëshiron që ta përjashtoj, pasi që ka shumë të cilët kanë shkuar në Francë nga vendet e treta e që kryesisht janë nga Ballkani Perëndimor”, ka thënë analisti Arbnor Sadiku.

Mirëpo të njëjtin mendim nuk e ndanë Drizan Shala, që është njohës i sistemit të sigurisë.

“Sistemi ETIA-së nuk është për vendet e BE-së por për ato të vendeve të treta. Kështu që në aspektin procedural Këshilli i Ministrave nuk mund të propozojë asgjë që të anashkaloj këtë proces në mënyrë që Kosova të përfitoj liberalizimin e vizave”, ka thënë eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Ndërkohë, televizioni Dukagjini është interesuar që të marrë një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme për të ditur nëse tashmë Kosova ka nisur që të punojë rreth implementimit të sistemit ETIA-s, por të njëjtit kanë thënë se kjo çështje i takon zyrës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi./RTV Dukagjini/

Exit mobile version