Të gjithë këta pacientë, nëse kurohen me një medikament të quajtur Anakinra do të përfitojnë një normalizim të niveleve të sheqerit në gjak si dhe të sekrecionit të insulinës nga beta-qelizat e pankreasit.
Anakinra që ndryshe njihet me termin Kineret bën të mundur bllokimin e një përbërje në trupin e njeriut që quhet interleukin 1 dhe zakonisht përdoret për të kuruar artritin. Ky medikament mbron beta-qelizat nga përbërjet gluceroze.
Ky studim u krye nga një grup specialistësh të Spitalit Universitar në Cyrih të Zvicrës dhe u bazua mbi evidentimin e efekteve që përfituan 70 pacientë të diabetit të tipit të dytë në një periudhë kohore prej 13 javësh.
Tek pacientët që u aplikua medikamenti u vu re se niveli i A1C ra nga 8.69 % deri 8.37 % ndërsa tek pacientët që morën medikamente të tjera të zakonshme elementi A1C1 u rrit nga 8.23 % deri 8.37 %. Këto të dhëna tregojnë edhe një herë efikasitetin e madh të përdorimit të këtij medikamenti, i cili i ndihmon shumë pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit të dytë.