Pjesëmarrës do të jenë KB “Liria NBA Çair”, Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Maqedonisë dhe skuadra turke “YucetepeSpor” nga Ankara.
Ndeshjet do të zhvillohen në Shkup. Në takimin e parë përballën Përfaqësuesja e Kosovës dhe “Liria NBA Çair”, ndërsa në të dytin Përfaqësuesja e Maqedonisë dhe “YucetepeSpor–Ankara”.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës për këtë grupmoshë, Ibrahim Karabegu, ka publikuar emrat e 12 basketbollistëve. Ata janë Lorik Kllokoqi, Andi Shehu, Somel Shaqiri, Arion Balluku, Enis Ibrahimi, Burim Zekiqi, Endrit Zhuri, Ermir Gashi, Ilir Hasani, Rigon Hasi, Blendi Kadusha dhe Vullnet Syla.
Përfaqësuesja jonë do të ketë një cikël të shkurtër stërvitjesh në palestrën “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë. Të premten dhe të shtunën stërvitjet mbahen prej orës 10:00 – 11:30 dhe 18:00 – 19:30 ndërsa të dielën prej orës 10:00 – 11:30. Basketbollistët të cilët vijnë nga qytetet tjera jashtë Prishtinës do të akomodohen në kryeqytet./Telegrafi/