Site icon Telegrafi

Shpresa e shqiptarëve për NBA, rrëfehet për luftën në Kosovë, Pejën dhe dashurinë për presidentin Clinton (Foto/Video)

The Little Rock Trojans janë në mes të sezonit më të mirë në histori të tyre dhe krejt kjo falë djaloshit shqiptar nga Peja, Lis Shoshi.

Televizioni i njohur amerikan Fox i ka bërë një reportazh djaloshit shqiptar, për atë që ka kaluar në jetë deri të arritja këtu ku është, ku shihet si një shpresë e madhe për NBA. “Për të betejat e fushën nuk janë asgjë”, titullohet reportazhi për djaloshin pejan.

“Ai vjen nga një vend që në vitet e 90-ta u zhvillua një nga luftërat më tmerrshme”, thuhet në reportazhin e bërë nga ‘FOX 16’s’ për djaloshin shqiptar.

Lis Shoshi i ka vënë emrin vetit Little Rock. Ai është statues dhe një i favorizuar i fansave. Por ai nuk është nga këtu (Amerika).

Ai është i lindur Pejë të Kosovës në vitin 1994. Në moshën katër vjeçare edhe ai sikurse shumica e shqiptarëve u desh të largohet nga shtëpia e tij.

Ai është pyetur edhe për luftë. “Nuk e dija se çfarë ishte duke ndodhur. Isha paska i mërzitur, por isha i ri dhe nuk e dija se çfarë ndodhte”, ka thënë Lisi.

“Hipëm në autobus dhe nuk e dinim se nga jemi duke shkuar. Vetëm kur e pamë vetën në Shqipëri”, tha Lisi për Fox, transmeton Telegrafi.

Ai qëndroi si refugjatë me familje për tre muaj në Shqipëri. Kur u kthye në shtëpi asgjë nuk ishe më njëjtë. “Shumë shtëpi të fqinjëve ishin djegur, pothuajse 95 për qind. Njerëzit nuk kishin ku të qëndronin”.

Shoshi falënderoi familjen e tij që kanë bërë shumë sakrifica që ai të jetë në këtë nivel. Qëllimi i tij është që t’i bëjë krenar ata.

Gazetari e pyeti edhe për ish presidentin amerikan Bill Clinton. Lisi si shumë shqiptar i tregoi se ai është një hero në vendin e tij, Kosovë, ku ka edhe statujë.

Lisi së bashku me Trojans janë duke u përgatitur për ndeshjen me Appalachian State. Ata kanë një rast të mirë që të jenë në NCAA Tournament këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version