Kriza që e ka kapluar La Masian në këto vite pasi lojtarët që po vijnë në ekipin e parë nuk po ndezin, por është një në rritje që mund ta ndryshojë këtë trend.
Ai quhet Jordi Mboula. Është vetëm 17 vjeç dhe është pjesë e klubit që nga viti 2010.
Në UEFA Ligën e të rinjve ai shënoi një prej golave më të bukur, ndoshta edhe të vitit.
Në ndeshje kundër Borussia Dortmund ai mori një top në mesin e fushës dhe me një ritëm të jashtëzakonshëm kaloi kundërshtarët dhe shënoi në portë.
⚽️ 🔝 🎥 Good morning Barça Fans!
Have you seen Jordi Mboula’s (@FCBMasia) wonder goal? pic.twitter.com/ubvB2oFx6v— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 23, 2017
Ajo që e bënë golin e tij të veçantë është se ai kaloi kundërshtarët me disa lëvizje fantastike.
Një gol të tillë, por më të thjeshtë e kishte shënuar edhe Thierry Henry në Highbury në vitin 2002.
Mboula, që njihet ne nofkën Titi ka ngjashmëri me ish- sulmuesin e blaugranave dhe aktualisht është pjesë e Spanjës U-17.
Hapi tjetër për sulmuesin pritet të jetë skuadra e parë e Barcelonës, pasi ka kohë që La Masia nuk ka goditur me një yll të madhe në ekipin e parë. /Telegrafi/