Amir Rrahmani nuk ishte titullar në takim ndaj Kroacisë dhe kjo i kushtoi Kosovës.
Mbrojtësi i talentuar i Dinamo Zagrebit por që është i huazuar tek Lokomotiva ka postuar një foto para ndeshjes.
Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për të postuar një foto dhe për të treguar se beson në sukses.
“Sot kemi një ndeshje të vështirë. Besojmë dhe shpresojmë të kthehemi me rezultat pozitiv edhe kundër Ukrainës”, shkroi Rrahmani.
Prishtinasi pritet të jetë titullarë në këtë takim, pasi trajneri Albert Bunjaku ka bërë disa ndryshime në formacion. /Telegrafi/