Shumë adhurues të ceremonisë Oscars vunë re se Cillian Murphy nuk dukej aspak i impresionuar gjatë fjalimit të aktorit Adrien Brody, i cili zyrtarisht theu rekordin për fjalimin më të gjatë të Oscars në histori të dielën.
Murphy prezantoi çmimin e “Aktorit më të Mirë”, të njëjtin të cilin ai e fitoi vitin e kaluar për rolin e tij në filmin Opphenheimer.
Megjithatë, derisa Brody e mbajti fjalimin e tij të gjatë, përdoruesit në rrjetet sociale nuk mund të mos e vinin re se Murphy dukej i mërzitur.
when you want to present the award and go home but adrien brody is the speaker
pic.twitter.com/REgX3dLTNp— gab (@kenobitrinity) March 3, 2025
Pamjet e këtij momenti kanë bërë xhiron në rrjetet sociale nga përdorues të shumtë.
Ata vunë në dukje se aktori i filmit Oppenheimer mezi priste që Brody të përfundonte fjalimin e tij.
Shprehjet e fytyrës së Murphyt tregonin bezdi të qartë.
Ceremonia e Oscars u mbajt të dielën që lamë pas, derisa çmimin për “Filmin më të Mirë” e fitoi Anora me regjisor Sean Baker.