Prodhimet e gabuara
Kujdes me kozmetikën, e cila në vete përmban shumë kemikale. Shmangni përbërjen SD-40, alkoolin, sepse mundet ta irritojnë aknet në lëkurë të ndjeshme.
Kombinimet e këqija
Shumë prodhime ju pakësojnë rrudhat, por nëse i përdorni në masë të pakontrolluar dhe atë në kombinim me piling, rrezikoni ta dëmtoni lëkurën e fytyrës.
Hidratimi i tepërt
Femrat me lëkurë të thatë duhet ta shmangin hidratimin e tepërt. Fytyra nuk guxon të shkëlqejë nga kremi. Më mirë do të ishte të investon i të holla në freskues të ajrit në shtëpi dhe zyrë.
Grimi i vjetër
Nëse disa preparate të caktuara kozmetike nuk i përdorni shpesh, hidhini. Më mirë të mos i mbani fare se sa t’i përdorni kohë pas kohe. Pudra nuk guxon të jetë më e vjetër se gjashtë muaj. /Telegrafi/