Site icon Telegrafi

Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit

Është zbuluar se roli i babait ka ndikim më të madh në shëndetin e fëmijës së tij, sesa është menduar deri tani. Për këtë arsye meshkujt duhet kenë kujdes të madh, sepse shprehitë e këqija nuk i dëmtojnë vetëm ata, por edhe pasardhësit e tyre.

Studimet mbi spermën e minjve (nga Shoqata Amerikane për Përparimin e Shkencës -AAAS), kanë treguar se veprimi i substancave të dëmshme kimike ndikon së paku në katër gjenerata pasuese të minjve. Gjatë testimit është përdorur substanca antimikotike, vinclozolin, e cila çrregullon funksioni e hormoneve te gjitarët. Kjo substancë ka ndikuar në gjenet e spermës së minjve, ndërsa lidhet ngushtë edhe me kancerin e prostatës.

Edhe pse është përdorur substancë e caktuar kimike dhe për eksperiment janë përdorur minjtë, shkencëtarët mendojnë se e njëjta gjë ndodh edhe te njerëzit. Edhe alkooli edhe nikotina gjejnë rrugën e tyre drejt spermës dhe sasia e tepruar e tyre ndryshon ADN e spermës.

Të rinjve u këshillohet të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë një jetë sa më të shëndetshme, sepse ajo që mund t’ua trashëgojnë pasardhësve të tyre është më së shpeshti kancerogjene.

Exit mobile version