Site icon Telegrafi

Shprehitë e çifteve në lidhje afatgjate që bëjnë SHUMË SEKS

Filtrojnë shpesh

Gjëja më e rëndësishme për ta mbajtur të shëndetshme jetën seksuale në një lidhje është ta mbani energjinë seksuale aktive para aktit, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë të komentoni kur partneri duket shumë seksi, ta “rrihni” partneren, t’ia prekni të pasmet etj.

Kur ia bëni me dije partnerit se ndjeheni e eksituar, kjo do ta bëjë atë të ndjehet i dëshiruar dhe të dy do të dëshironi të përfundoni nën çarçafë sa më shpejt.

Komunikojnë siç duhet

Komunikimi është çelësi kryesor për të pasur një lidhje të shëndetshme dhe të suksesshme, si brenda dhomës së fjetjes, njashtu edhe jashtë saj.

Prandaj, çiftet që flasin për problemet emocionale dhe dëshirat e nevojat seksuale, prihen të bëjnë më shumë seks dhe dinë si t’i kënaqin partnerët.

Janë aktiv fizikisht

Ekspertët e seksit thonë se personat që janë aktiv fizikisht bëjnë seks më shpesh. Kjo për shkak se kanë më shumë energji dhe lirimi i endorfineve e nxitë dëshirën seksuale.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të shkoni në palestër së bashku me partnerin, apo edhe të bëni aktivitete sportive në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version