Site icon Telegrafi

Shprehia e tmerrshme për shkak të së cilës më parë do të infektoheni me Escherichia coli se sa kur të kishit ngrënë mish të papjekur

Moslarja e duarve pas kryerjes së nevojës krijon tek ju rrezik më të madh nga E. coli se sa kur hani mish të papjekur, kanë treguar rezultatet e studimit

Shkencëtarët thonë që Escherichia më së shpeshti përhapet midis njerëzve, jo nëpërmjet mishit të papjekur të pulës, gjedhit apo derrit, transmeton Telegrafi.

Mënyra më e shpejtë që të përhapet midis njerëzve është nëpërmjet grimcave fekale të cilat mund të përfundojnë në gojët tuaja, përkatësisht me moslarje të duarve pas kryerjes së nevojës.

Bakteri Escherichia i cili jeton në zorrët e njerëzve të shëndetshëm dhe të kafshëve, ndërkaq shumica e llojeve të saj është e parrezikshme për njerëzit.

Mirëpo, disa mund të çojnë deri në helmim me ushqim, infeksion të kanaleve të urinës dhe, në rastin më të keq, në infeksione të qarkullimit të gjakut.

Infeksioni me Escherichia mund të ndodhë pas kontaktit me fekale të njerëzve apo të kafshëve apo me ngrënie e ushqimit të kontaminuar apo të ujit.

Simptomat e infektimit me Escherichiacoli janë diarreja me gjakrrjedhje, ngërçet e stomakut, krupa dhe vjellja. Në raste të rralla të sëmurët mund të zhvillojnë tipin e dështimit të veshkave që quhet sindromë hemolitike uremike.

Fjala është për gjendjen në të cilën vjen deri te shkatërrimi jonormal i pllakëzave të gjakut dhe rruazave të kuqe të gjakut të cilat mund të mbyllin sistemin e filtrimit të veshkave, gjë që mund të jetë rrezik për jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version