Site icon Telegrafi

BE shpreh keqardhje për shtyrjen e zbatimit të Marrëveshjes për gjyqësorin

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për kërkesën e Serbisë që integrimi i personelit serb nga veriu në gjyqësorin e Kosovës të shtyhet, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

“Prishtina ka përmbushur të gjitha obligimet lidhur me zbatimin e marrëveshjes gjyqësore. Është shumë e rëndësishme se integrimi i stafit të ndodhë, sepse kjo do të kontribuojë për sundimin e ligjit në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës”, tha ajo në një konferencë shtypi në Bruksel, duke shtuar se është e domosdoshme që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kocijançiq pranoi se zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu në Bruksel mbetet një sfidë dhe për këtë po punohet me të dyja palët.

“Progresi i të dyja palëve në rrugën evropiane është i lidhur me përparimin në dialog”, shtoi ajo, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version