Telegrafi

Shpojnë me turjelë një vrimë në guaskën e breshkës, për t’i vënë zinxhirin që të mos ikë (Foto)

Familjarët e paemëruar nga Dortmundi i Gjermanisë, ia kanë shpuar një vrimë në guaskë breshkës, në mënyrë që t’ia vendosin rrethin ku do kapej zinxhiri.

Në këtë formë, ata janë siguruar që kafsha tyre që e mbajnë në oborr, të mos largohet dhe të lëvizë vetëm në një diametër prej shtatë metrash, derisa ata janë në pushim, transmeton Telegrafi.

Breshka e lidhur me zinxhirë

Mirëpo, fqinjët që e kanë parë këtë veprim të pazakontë, janë shqetësuar për fatin e gjallesës dhe kanë njoftuar zjarrfikësit.

Sipas njohësve të kafshëve, breshka ka përjetuar dhimbje të mëdha, ndërsa shtëpiza saj më nuk do jetë si më parë dhe do të ketë mangësi. /Telegrafi/