Telegrafi

SHPK arreston edhe dy gardianë të burgut të Dubravës

Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani, në konferencën e rregullt për media tha se gjatë zhvillimit të hetimeve në lidhje me arratisjen e shtatë të burgosurve nga burgu u Dubravës, sot në orën 10.45 janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë të cilët janë personel korrektues në burgun e Dubravës.

Ai tha se deri më tash në lidhje me rastin e arratisjes nga burgu i Dubravës të shtatë të burgosurve janë arrestuar shtatë zyrtarë të burgut që janë personel korrektues, tre persona të tjerë të cilët kanë marrë pjesë në sulmin nga jashtë që ka rezultuar në arratisjen e tyre, shtatë persona të tjerë që u kanë ndihmuar të burgosurve pas arratisjes si dhe dy të arratisurit, Faton Hajrizi dhe Burim Basha.

Ai njoftoi se deri më tash, së bashku me dy të arratisurit, numri të arrestuarve arrin në 19 persona. /qik/