Sandro Tonali finalizoi transferimin e tij në St James’ Park nga Milani për një tarifë prej 80 milionë euro të mërkurën. I shoqëruar nga partnerja e tij, ai u shëtit nëpër objektin e sapo përmirësuar dhe modernizuar të Newcastle United.
E dashura e mesfushorit italian, Juliette Pastore, pati një surprizë të këndshme kur vizitoi për herë të parë terrenin e stërvitjes së klubit anglez.
Objekti krenohet me një sallë pritjeje moderne për lojtarë dhe një zonë ngrënieje krejt të re, e cila e la Pastoren të mahnitur.
Terreni i stërvitjes, i njohur si ‘Benton’, kohët e fundit i është nënshtruar rinovimit, duke përfshirë shtimin e hidroterapisë dhe pishinave, dhomat e zhveshjes së përmirësuar dhe një dhomë të rinovuar prezantimi.
Imazhet e terrenit stërvitor të Milanit janë shfaqur që atëherë duke dhënë një kontekst për reagimin e Pastore.
Reagimi i saj është i kuptueshëm pasi edhe pse Milani është një klub i madh, dallimi mes dy terreneve stërvitore është mjaft i dukshëm. /Telegrafi/
Milan must’ve been a shithole #NUFC pic.twitter.com/44iV1ZkuxR
— Thomas (@thomashammond__) July 7, 2023