Ata kemi mundur t’i shohim shpesh në tepihët e kuq së fundmi.
Dhe, Chrissy Teigen sërish u shfaq me bashkëshortin e saj, John Legend, teksa ata parakaluan tepihun e kuq të premierës së filmit “Beauty and the Beast” në Hollywood të enjtën mbrëma.
Nëna bukuroshe vendosi që të bart një fustan të stilit gotik në ngjyrë të kuqe të mbyllur të realizuar nga Raisa & Vanessa, teksa buzët i preferoi me ngjyrë të zezë.
Chrissy preferoi që flokët t’i mbajë prapa të kapura, teksa anën e tyre e kishte të ndarë në të djathtë.
Makijazhi i saj ishte i errët i inkorporuar me motivin e fustanit të saj, me hijëzim të erët në sy dhe ngjyrën e zezë në buzë që kompletuan dukjen e saj.
Sa i përket John Legend, ai zgjodhi një veshje elegante në të kaltërt, të cilat i kombinoi me këpucët.
Ai vendosi për një këmishë klasike të bardhë për të kompletuar dukjen e tij.
Para se të shkonin në ceremoninë, çifti i mrekullueshëm postuan nga një foto me vajzën e tyre, Luna, e cila ishte e vetmuar pa prindërit e tyre gjithë mbrëmjen.
John Legend dhe Chrissy Teigen janë tash e sa kohë të lumtur dhe kanë vajzën Lunën, teksa janë çifti më i dashur në shoubizin amerikan. /Telegrafi/