Forconi muskujt e shpinës dhe shpejtoni rritjen e tyre me këtë ushtrim klasik bodybildingu.
“Njëra ndër mënyrat më të mira për shpejtimin e rritjes së muskujve është tendosja e lehtë nën ngarkesë”, thotë drejtori i fitnesit të Men’s Helth-it, BJ Gaddour.
Ushtrimi pulovër me pesha dore pikërisht këtë e bën për muskujt të shpinës suaj, transmeton Telegrafi.
Duke i shtrirë duart sipër kokës, tendosni latissimus dorsin tuaj, muskulin i cili është i vendosur në gjysmën e shpinës suaj dhe prek anën e brendshme të pjesës së sipërme të dorës.
Bëni 3 deri në 5 seri të këtij ushtrimi në 10 deri15 përsëritje, në mënyrë që të rrumbullakoni stërvitjen e shpinës suaj.
Do të ndieni një ndezje të butë të muskujve ditën e nesërme, por mos u brengosni, sepse ajo i paraprin muskujve superiorë. /Telegrafi/