Site icon Telegrafi

Shpikja e vëllezërve shkodranë në fokusin e mediave të huaja

Duke folur për Reuters, 24 vjeçari Alfred Gjini thotë: “Zgjodha gurin e kuq për të ndërtuar Ferrarin. Kur ju afrova përfundimit, Shumaher kaloi tek Mercedes, dhe unë jam simpatizant i Formula 1, dhe e ktheva duke e bërë Mercedes”.

Fillimisht puna nisi si një dhuratë për një kushëri të vëllezërve por pastaj u shndërrua në një sensacion që e shohin të gjithë kur mbërrijnë në pikën e karburantit dhe të pjesëve të këmbimit që kanë në pronësi vëllezërit Gjini.

U deshën 3 muaj për të punuar, prerë dhe lëmuar gurin. Shumë banorë kanë shkuar të shohin punën e tyre në fshatin Tresh, madje dhe mjaft gazetarë, të cilët ndodheshin në këtë zonë për të mbuluar përmbytjet e fundit që përfshinë Shkodrën.

Familja Gjini, e persekutuar në kohën e regjimit komunist, gjithmonë janë marrë me biznesin e punimit të mureve, kishave etj., por tani duket se ata u apasionuan pas një biznesi të ri.

Në artikullin e Reuters thuhet se gjatë kohës së komunizmit, profesionistë të tillë punonin vetëm statujat e Enverit, Leninit apo Stalinit, por ato u rrëzuan dhe puna e familjes Gjini tregon se fokusi i këtyre gurpunuesve është zhvendosur në Shqipërinë e sotme, duke nënkuptuar se edhe për Formula 1 shqiptarët kanë mjaft njohuri dhe pasion. /News24/BW/
 

Exit mobile version