Site icon Telegrafi

Shpikja e pesëvjeçarit më gjenialja në dekadën e fundit

Samit të vogël i kishte lindur ideja që para tre vitesh, derisa po shikonte babanë e tij duke mbledhur fletët e rëna me fshesë, ndërsa është inspiruar nga personazhi i animuar – Wallace, shpikësi i mençur dhe qeni i tij inteligjent Gromit.

Duke shikuar serialin e animuar Sami i vogël vendosi t’i bëjë dy fshesa bashkë me një shirit të gomës dhe kështu krijoi atë që ai e quajti “fshesa e përmirësuar”, të cilën menjëherë pas kësaj e patentoi.

Fshesa e dyfishtë shërben për fshirjen e mbeturinave të mëdha dhe pluhurit, ndërsa ekspertët thonë se shpikësi i britanikut është më gjeniali në dhjetë vjetët e fundit.

Përndryshe kjo fshesë do të prezantohet në ekspozitën e quajtur “Shpikjet e shekullit 21” e cila do të hapet në bibliotekën nacionale të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version