Site icon Telegrafi

Shpiket kremi për heqjen e tatuazheve pa dhimbje

Një student kanadez ka krijuar një metodë të re për heqjen e tatuazheve që mund t’u shpëtojë njerëzve shumë para dhe këtë duke mos u shkaktuar dhimbje.

Ky është një lajm i hatashëm për të gjithë ata që kanë bërë tatuazhe dhe janë penduar, sepse kjo do të thotë që nuk duhet t`i nënshtrohen detyrimisht procesit të dhimbshëm dhe të kushtueshëm të laserit.

Alec Falkenham ka ofruar për tregun botëror një zgjidhje tjetër edhe më efikase: kur bëhet një tatuazh, ngjyra injektohet në lëkurë. Kjo shkakton një përgjigje imune dhe qelizat e quajtura “makrofagje” lëvizin në zonën e ngjyrës dhe e gëlltitin atë.

Mbase në mendje qarkullon pyetja: ’Ky krem është risi, është diçka që sapo është shpikur, duhet të kushtojë një djall e gjysmë. Jo, çmimi është vetëm 6 dollarë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version