Site icon Telegrafi

Shpiket fanella që nuk mund të njolloset

Silic Shirt është krijuar duke përdorur nanoteknologjinë hidrofobike. Ajo nuk përmban kimikate të dëmshme të cilat do të shkaktonin dëme në trurin tuaj apo kancer.

Fibrat janë thurur me nanoteknologji në nivel mikroskopik dhe tekstili përbëhet nga një miliardë grimca të silicit. Ky material në vend se t’i thithë lëngjet me bazë uji, thjesht i refuzon ato dhe lëngu rrëshqet nga këmisha.

"E dija se ekziston një mënyrë për ta bërë një produkt që është i sigurt për konsumatorët dhe i cili do t’i përballojë ciklet e larjes. Ne përdorim poliestër të zgjerueshëm të ngjashëm me atë të fabrikës, i cili mund të gjendet në markat Nike apo Under Armor, Ai është shumë i butë", tha krijuesi i fanellës, Aarnir Patel 20-vjeçar.

Fanella do të jetë në shitje nga maji i vitit të ardhshëm dhe do të kushtojë 36 euro.

Mjetet për krijimin e fanellës janë mbledhur përmes sajtit online Kickstarter, me ç’rast projekti ka mbledhur shumën e synuar prej 20,000 dollarësh. /Telegrafi/
 

Exit mobile version