Site icon Telegrafi

Shpikën WC-në që zbulon sëmundjet

Modeli i fundit ‘inteligjent’ i WC-së i prodhuesit Toto, u ofron shfrytëzuesve të tij kontroll shëndetësor në çdo moment kur ata kryejnë nevojën. Tualetin e ka dizajnuar firma Daiwa House, si përgjigje për numrin e madh të të moshuarve në Japoni të cilët kanë probleme shëndetësore. Kjo WC-mjek mund të kryejë analizat e urinës, të matë shtypjen e gjakut dhe temperaturën e trupit.

Ky tualet inteligjent mund të mbajë një bazë të të dhënave për pesë persona të ndryshëm, ndërsa çmimi i tij në Japoni sillet ndërmjet katër deri pesë mijë dollarë, varësisht prej modelit.

“Deri më tash, blerësit tanë kanë qenë personat e moshës së mesme dhe moshës së shtyrë. Por shpresojmë se edhe gjeneratat e reja do të vetëdijesohen dhe do të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre”, tha një zyrtar i firmës. /Telegrafi/

Exit mobile version