Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Brazil ka shpallur fajtore FIFA-n për shkelje të patentave në lidhje me sprejin që përdorët për të vendosur vijën nga gjyqtarët në ndeshjet e futbollit.
Shpikësit e vërtetë Pablo Silva dhe Haine Alemagn presin që drejtësia braziliane t’u konfirmojë shumën që FIFA duhet t’u rimbursojë.
Marca thekson se dënimi kërcënon edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe AS mëson se në Brazil, dënimi për shkeljen e këtij ligji është katër vjet burg.
Silva dhe Allemagne theksuan se në fund të Kupës së Botës në Brazil në vitin 2014, ata kishin një marrëveshje me ish-drejtuesit e FIFA-s për të paguar 40 milionë euro dhe tani thuhet se tarifa që FIFA mund të paguajë është 120 milionë euro.
Dyshja thuhet se kishin marrëveshjen origjinale me ish-drejtuesit e FIFA-s, Julio Grondon dhe Joseph Blatter.
Pas aktakuzës së parë para Kupës së Botës 2018 në Rusi, një gjyqtar brazilian e ndaloi përdorimin e këtij spraji, por FIFA ndryshoi vetëm emrin e markës që prodhon dhe kështu u përpoq të bënte kinse kishte ndaluar përdorimin e sprejit të njëjtë.
Verdikti i gjykatës dhe si shkoi shuma në 120 milionë euro
Një gjyqtar i shkallës së parë në Rio ka njohur pronësinë intelektuale të idesë në vende të ndryshme të botës dhe sot ka ardhur epilogu i historisë.
FIFA do të detyrohet të paguajë 40 milionë eurot e dakorduara, plus gjobat e grumbulluara në 7 vite betejë, duke përfshirë 15 mijë euro për çdo ndeshje në të cilën është përdorur “spray”.
El aerosol para marcar la distancia de la barrera y el balón le ha causado problemas a la FIFA.
Pablo César Silva y su socio Heine Allemagneson los propietarios de este producto y, demandaron a la FIFA, por violar la patente, ganando el juicio con $120 millones de dólares. pic.twitter.com/56h4dUWt8H
— Tigo Sports (@TigoSports_SV) October 29, 2021
Rezultati është i frikshëm: 120 milionë euro për Pablo Silvan dhe Haine Allemagne. /Telegrafi/