Site icon Telegrafi

“Shpic” këpucët hit në Meksikë

Këpucëtari Dario Calderon tregoi se si një burrë erdhi në punëtorinë e tij me një fotografi të këpucëve me maje dhe kërkoi që t’ia punonte një palë të tilla, por me maje edhe më të gjatë. Burri tha se këpucët në fotografi kishin “shpicin” deri në 60 centimetra, ndërsa ai dëshironte që maja e këpucëve të arrinte gjatësinë deri në 90 centimetra.

Pasi i punoi, Claderon thotë se erdhën djem tjerë për të porositur këpucë të tilla. Së bashku me këpucët, lindi edhe muzika me të cilën vallëzohet me “shpicat”. “Tribal gaurachero” është kombinim i muzikës spanjolle me ritmet afrikane, kolumbiane dhe house muzikës moderne.

Në fshatin Atehuala, ekipet e burrave garojnë në vallëzim për një shpërblimi prej 50 deri në 100 euro. “Vallëzojmë sikur kur i trazojmë pulat. Në fakt i tërë vallëzimi është vetëm hapa pa lidhje”, tha Jorge Chavez (16 vjeçar) i cili merr pjesë rregullisht me grupin e tij Los Aliados. /Telegrafi/
 

Exit mobile version